03/11/2022

Liga Unike e Femrave fillon më 8 nëntor

Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e femrave do të fillojë garat për edicionin e ri.

Xhiroja e parë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme, 8-10 nëntor, ku garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria: Prishtina, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Tirana.

Kampionia aktuale, Prishtina në xhiron e parë do të përballet me Tiranën si mysafire, në derbin e kryeqyteteve. Ndërkohë, në xhiron e parë do të kemi sfidën mes finalistëve të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, kurse kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me fituesin e Kupës së Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.

Do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në “Play-off”, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

Orari

XHIRO 1 (8-10 nëntor)

Flamurtari - Bashkimi

Penza - Partizani

Tirana – Prishtina

XHIRO 2  (29 Nëntor-1 Dhjetor 2022)

Bashkimi - Prishtina

Partizani - Tirana

Flamuratri - Penza

XHIRO 3 (6-8 Dhjetor 2022)

Penza - Bashkimi

Tirana - Flamurtari

Prishtina - Partizani

XHIRO 4 (13-15 Dhjetor 2022)

Bashkimi - Partizani

Flamurtari - Prishtina

Penza - Tirana

XHIRO 5 (21-22 Dhjetor 2022)

Tirana - Bashkimi

Prishtina - Penza

Partizani - Flamurtari

XHIRO 6 (17-19  Janar 2022)

Bashkimi - Flamurtari

Partizani - Penza

Prishtina - Tirana

XHIRO 7 (24-26 Janar 2022)

Prishtina - Bashkimi

Tirana - Partizani

Penza - Flamurtari

XHIRO 8 (31 Janar/2 Shkurt 2022)

Bashkimi - Penza

Flamurtari - Tirana

Partizani - Prishtina

XHIRO 9  (28 Shkurt/2 Mars 2022)

Partizani - Bashkimi

Prishtina - Flamurtari

Tirana - Penza

XHIRO 10 (7-9 Mars 2022)

Bashkimi - Tirana

Penza - Prishtina

Flamurtari - Partizani