Të enjten do të hapet zyrtarisht edicioni i ri në Ligën Unike të meshkujve.
Në këtë ligë garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Gjithsej do të zhvillohen 14 xhiro, me vajtje-ardhje, ndërsa më pas do të përcaktohen katër skuadrat e para që do të garojnë në “Play-off” për titullin e kampionit.
Peja është kampione e kësaj gare dhe synon të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa prizrenasit për herë të parë marrin pjesë në këtë garë dhe synojnë paraqitje sa më të mira.
Verdhezinjtë janë të pamposhtur në këtë edicion me tetë fitore në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll dhe një fitore në Ligën Ballkanike, kurse prizrenasit kanë tri fitore e katër humbje në elitën e basketbollit të meshkujve.
Ndeshja zhvillohet të enjten (nesër) nga ora 19:00 dhe transmetohet në platformat Art Motion/Kujtesa.
Rezultati i kësaj sfide është i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.