09/11/2022

Partizani mposht Penzën

Partizani i Tiranës shënoi fitore ndaj Penzës në udhëtim me shifrat 61-71 (20-17, 16-7, 10-27, 15-20), në xhiron e parë të Ligës Unike te femrat.

Derisa në pjesën e parë skuadra vendase ishte më e mira, në të dytën ishin mysafiret më të mira, duke e fituar ndeshjen e parë në edicionin e ri.

Çereku i parë ishte kryesisht e barabartë, ku vashat pejane shkëputën në fund të kësaj pjese për ta fituar 20-17. Kampionet e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 12 pikë, aq sa shkuan në pushim, me shifrat 36-24.

Përmbysja e madhe ndodhi në periodën e tretë, ku skuadra tiranase, pasi afroi rezultatin në 46-39, me një seri të jashtëzakonshme kaloi në epërsi 46-51, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Mysafiret në dhjetë minutat e fundit arritën të ruajnë epërsinë dhe triumfuan 61-71.

Te Penza u dallua Antoniete Banister me 24 pikë, kurse te Partizani u dalluan Onela Lalaj me 18 pikë e 12 kërcime dhe Ana Stoijcic me 18 pikë e 12 kërcime.