10/11/2022

Klea Verri, MVP e parë në Ligën Unike për këtë edicion

Xhiroja e parë e Ligës Unike te Femrat u zhvillua në mesjavë, ku tri skuadrat nga Shqipëria fituan ndaj atyre të Kosovës.

Tirana fitoi derbin mes kryeqyteteve ndaj Prishtinës, ku u dallua Klea Verri e vendasve me 32 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 37. Verri është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe një nga lojtaret më të dalluara në Superligën Shqiptare nga lojtaret vendore. Kjo është hera e parë që zgjedhet MVP.

Ndeshje të jashtëzakonshme bëri Sarah Mgbeike e Prishtinës, por që mundi të ndihmojë skuadrën e saj të shënojë fitore. Mgbeike e mbylli ndeshjen me 27 pikë e 21 kërcime, si dhe gjashtë asistime e tre topa të vjedhur.

Pas Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtari mundi sërish Bashkimin, ku u dallua dyshja Samra Omerbasic me 20 pikë, 17 kërcime, dy asistime dhe Sophia Jacobson me 22 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Fitoi shënoi edhe skuadra tjerër e Tiranës, Partizani, duke mundur në udhëtim kampionen e Kosovës, Penzën, ku u dallua Ornela Lalaj me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime. 

Top 5

Klea Verri (Tirana) 32 pikë, 10 kërcime, 5 asistime

Sarah Mgbeike (Prishtina) 27 pikë, 21 kërcime, 6 asistime

Samra Omerbasic (Flamurtari) 20 pikë, 17 kërcime, 2 asistime

Sophia Jacobson (Flamurtari) 22 pikë, 5 kërcime, 7 asistime

Ornela Lalaj (Partizani) 18 pikë, 12 kërcime, 5 asistime