10/11/2022

Ponte Prizreni mposht kampionen e Ligës Unike

Ponte Prizreni ka triumfuar në ndeshjen e parë të Ligës Unike për këtë edicion. Prizrenasit mposhtën kampionen e Ligës Unike, Pejën me rezultat 75:81 (21:15, 15:27, 19:21, 20:18).

Ky takim ishte i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pejanët pësuan humbjen e parë në këtë edicion.

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, që e fituan në fund 21:15. Por periudha e dytë u takoi tërësisht mysafirët që e rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, ku më e larta ishte 33:42, ndërsa shkuan në pushim rezultat 36:42.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për të ngritur edhe më shumë epërsinë, duke arritur në 17 pikë, 42:59, por nga ky moment pejanët u këndellën duke ngushtuar epërsinë në 55:63, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash, por verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë, duke bërë përmbysjen e madhe, ku barazuan shifrat në 65:65, e më pas kaluan në epërsi 67:65 dhe deri në fund të ndeshjes u zhvillua lojë interesante dhe e barabartë, por më të vëmendshëm ishin mysafirët që triumfuan 75:81.

Te Peja u dallua Jalen Tate me 13 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 33 pikë e tetë kërcime.