Takime interesante u zhvilluan në xhiron e dytë të Ligës Unike te femrat.
Partizani mundi Tiranën në një sfidë interesante. Te Partizani më e mira ishte Ornela Lalaj me 16 pikë, 22 kërcime dhe katër asistime. Lalaj ishte më e mira e ndeshjes dhe e javës së dytë. Kjo është hera e parë për Ornelën që shpallet MVP e xhiros.
Flamurtari regjistroi fitoren e dytë në dy ndeshje, ndërsa kësaj radhe mundi Penzën. Te skuadra vlonjate u dalluan Samra Omerbasic me 18 pikë, tetë kërcime e tri asistime dhe Analyss Bennally me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Prishtina mundi rivalin e vjetër, Bashkimin, ku Sarah Mgbeike ishte më e mira me 20 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime, ndërsa u ndihmua nga Zërina Shatri me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Ornela Lalaj (Partizani) 16 pikë, 22 kërcime, 4 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 20 pikë, 12 kërcime, 2 asistime
Samra Omerbasic (Flamurtari) 18 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Analyss Bennally (Flamurtari) 18 pikë, 6 kërcime, 6 asistime
Zërina Shatri (Prishtina) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim