13/12/2022

Partizani e Flamurtari për të vazhduar me serinë e fitoreve

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e katërt në Ligën Unike të Femrave.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Penzës dhe Tiranës. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje, andaj pritet një duel interesant në Pejë mes kampiones së Kosovës dhe skuadrës tiranase.

Bashkimi do të ndeshet me Partizanin. Skuadra nga Prizreni në Superligën e Femrave në Kosovë nuk ka asnjë humbje, ndërsa e kundërta është në Ligën Unike, ku ka tri humbje, ndërsa vashat tiranase kanë tri fitore në tri ndeshje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet kampionit të Shqipërisë, Flamurtarit dhe kampiones së Ligës Unike, Prishtinës. Skuadra nga Vlora pasi fitoi Superkupën Mbarëkombëtare shënoi tri fitore në tri duelet e para, kurse prishtinaset kanë një fitore e dy humbje.

Liga Unike e Femrave - Java 4

E martë

17:00 Penza - Tirana

19:00 Bashkimi - Partizani

E mërkurë

17:00 Flamurtari – Prishtina