14/12/2022

Flamurtari me dramë fiton ndeshjen e katërt radhazi

Flamurtari ka vazhduar me fitore në Ligën Unike të Femrave. Skuadra vlonjate është e vetmja me katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke mundur Prishtinën 56:55 (6:28, 19:6, 19:9, 12:12), kurse prishtinaset kanë një fitore e tri humbje.

Mysafiret e nisën ndeshjen me një seri të jashtëzakonshme 2:16 dhe shkëlqyen në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 6:28. Por, rikthimi i skuadrës vlonjate nisi nga periudha e dytë. Vendaset nuk u dorëzuan dhe filluan të ngushtojnë rezultatin, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 25:34.

Kampionet e Shqipërisë vazhduan me lojë të mirë, duke shkrirë epërsinë e kryeqytetasve nga Kosova, madje kaluan në epërsi 42:41, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 44:43. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesant, ku të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin. Fitueset e Superkupës Mbarëkombëtare po fitonin 53:48, kur prishtinaset me Sarah Mgbeike barazuan rezultatin në 54:54 dhe me një gjuajtje të lirë kaloi në epërsi kampionet e Ligës Unike, por Jacobsson e vendasve shënoi në aksionin e fundit për dy pikë, 56:55, duke ia siguruar Flamurtarit fitoren e katër në këtë edicion.

Te Flamurtari më e mira ishte Samra Omerbasic me 24 pikë e 13 kërcime, kurse te Prishtina më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 27 pikë e 13 kërcime.