Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Penzës në xhiron e pestë të Ligës Unike për femrat. Vashat prishtinase fituan me rezultat 91:68 (23:11, 26:13, 24:16, 18:28).
Kampionet e Ligës Unike dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:11, ndërsa vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 28 pikë, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 49:24.
Prishtinaset vazhduan shkëlqimin në periodën e tretë, kurse kampionet assesi të kundërpërgjigjeshin në këtë sfidë. Rezultati pas 30 minutash ishte 73:40, apo 33 pikë epërsi, që ishte epërsia më e lartë deri në ato momente, ndërsa dhjetë minutat e fundit ishin formalisht dhe Prishtina fitoi 91:68.
Te Prishtina pesë basketbolliste kishin pikë dyshifrore, ndërsa Zërina Shatri e mbylli ndeshjen me 18 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Penza, Antoniette Thompson e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe Leila Omerbasiq me 17.
Të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje.