Flamurtari i Vlorës ka vazhduar me fitore në Ligën Unike të Femrave, duke regjistruar fitoren e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara. Njëkohësisht skuadra e vetme pa humbje dhe shpallet kampione dimërore.
Në ndeshjen e fundit, skuadra vlonjate ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat 56:57 (13:11, 10:23, 13:16, 20:7), ndërsa që vashat tiranase kanë tri fitore e dy humbje.
Pas një fillimi më të mirë të Flamurtarit prej 0:7, vendaset u rikthyen shpejt dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, ku çereku i parë përfundon 13:11. Në periudhën e dytë, mysafiret ishin më të mira, duke filluar shkëputjen, ku në pushim shkuan me shifrat 23:34.
Kampionet e Shqipërisë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 17 pikë, 33:50, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 36:50. Flamurtari ngriti epërsinë në 38:54, shtatë minuta nga fundi, ku pothuajse ndodhi mrekullia, me Partizanin që rikthehet dhe barazon shifrat në 56:56, me një seri shumë të suksesshme, ndërsa pikën e fundit dhe vendimtare e shënoi Tea Memushi për fitoren e pestë radhazi të Flamurtarit, 56:57.
Më e dalluara te Partizani ishte Jomyra Mathis me 15 pikë e tetë kërcime, kurse më e mira te Flamurtari ishte Samra Omerbasiq me 22 pikë e 15 kërcime.