Xhiroja e pestë dhuroi disa ndeshje interesante në Ligën Unike të femrave. Kjo ishte xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor, ku Flamurtari shënoi pesë fitore në pesë ndeshje.
Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Penzës, ku efektshmërinë apo indeksin më të lartë e kishte Zërina Shatri, 33, që ishte më e larta e kësaj xhiro, duke u shpallur edhe MVP e javës së pestë të Ligës Unike.
Zërina ndeshjen ndaj skuadrës pejane e mbylli me 18 pikë, dhjetë kërcime, gjashtë asistime, pesë topa të vjedhur dhe tri bllokada.
Flamurtari mundi Partizanin për tu shpallur kampion dimëror, ndërsa si zakonisht u dallua Samra Omerbasiq me 22 pikë, 15 kërcime dhe një asistim.
Ndërkohë, Bashkimi mundi Tiranën në udhëtim, ku u dalluan tri lojtare: Taliyah Hopkins me 31 pikë, 11 kërcime, tri asistime, Arbnore Përquku me 21 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime dhe Aulona Muhadri me 13 pikë, 16 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Zërina Shatri (Prishtina) 18 pikë, 10 kërcime, 6 asistime
Taliyah Hopkins (Bashkimi) 31 pikë, 11 kërcime, 3 asistime
Samra Omerbasic (Flamurtari) 22 pikë, 15 kërcime, 1 asistim
Arbnore Përquku (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, 8 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) 13 pikë, 16 kërcime, 1 asistim