17/01/2023

Prishtina fiton në derbin mes kryeqyteteve

Prishtina ka mundur Tiranën 87:80 (27:15, 23:27, 18:23, 19:15), në xhiron e gjashtë të Ligës Unike të Femrave.

Vendaset e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 13 pikë, 22:9, për ta fituar këtë pjesë 27:15. Por, skuadra tiranase nuk u dorëzua dhe rikthehet fuqishëm në periodën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 41:38, ndërsa pjesa e parë përfundon 50:42.

Në periodën e tretë, mysafirët nuk lejuan vendaset që të shkëputjen madje ngushtuan shifrat, kurse rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 68:65. Në dhjetë minutat e fundit vashat tiranase tentuan deri në fund të bëjnë përmbysjen e madhe, por prishtinaset ruajtën epërsinë dhe triumfuan në fund 87:80.

Te Prishtina më e mira ishte Sarah Mgbeike me 21 pikë, 15 pikë e dhjetë kërcime, duke u ndihmuar nga Agnesa Rrahmani me 29 pikë dhe Zërina Shatri me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te Tirana u dalluan Breana Bey me 20 pikë e 12 kërcime, Aida Palko me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Enisa Qosja me 21 pikë.

Prishtina ka tri fitore e tri humbje, kurse Tirana një fitore e pesë humbje.