19/01/2023

Mgbeike me dyshifror të trefishtë, shpallet MVP e javës

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e gjashtë e Ligës Unike te Femrat.

Prishtina fitoi në derbin mes kryeqyteteve, duke mundur Tiranën, ku si zakonisht basketbollistja më e dalluar ishte Sarah Mgbeike me dyshifror të trefishtë. Ajo realizoi 21 pikë, 15 kërcime dhe dhjetë asistime, duke qenë njëra nga lojtaret më të mira të kësaj lige. Mgbeike kishte indeksin 40, apo dukshëm më të lartë në këtë xhiro. Agnesa Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, duke hyrë në top 5, me 29 pikë.

Bashkimi ia shkaktoi humbjen e parë Flamurtarit në këtë edicion. Te skuadra prizrenase u dalluan Arbnore Përquku me 16 pikë e 14 asistime, ndërsa shtoi edhe gjashtë kërcime. Ajo u ndihmua nga Dasiva Evans me 17 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Partizani shënoi fitore shumë të rëndësishme, ku më e dalluara ishte Ornela Lalaj me dyshifror të dyfishtë, 19 pikë e 12 kërcime.

Top 5

Sarah Mgbeike (Prishtina) 21 pikë, 15 kërcime, 10 asistime

Agnesa Rrahmani (Prishtina) 29 kërcime, 3 kërcime, 1 asistim

Arbnore Përquku (Bashkimi) 16 pikë, 6 kërcime, 14 asistime

Dasiva Evans (Bashkimi) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime

Ornela Lalaj (Partizani) 19 pikë, 12 kërcime