24/01/2023

Triumfon Tirana

Tirana ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Partizanit me rezultat 69:67 (18:13, 18:17, 17:21, 16:16), në xhiron e shtatë të Ligës Unike të femrave.

Sfida ka qenë shumë interesante, duke u vendosur nga dy pikë në fund nga kapitenia Dajana Baraj, që ishin pikët e vetme të saj në këtë ndeshje, por i sollën dy pikë shumë të rëndësishme skuadrës bardheblu.

Në fakt, ndeshjen më mirë e nisën mysafiret me epërsi 5:12, por një seri e vendaseve prej 12:0, bëri që të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë çerekun e parë 18:17. Tirana vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të krijuar epërsinë më të lartë 33:17, por Partizani u rikthye për të ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundon 36:30.

Në periodën e tretë, Tirana sërish u shkëput, kësaj radhe në 15 pikë, 47:32, por skenar i njëjtë u përsëri sërish, me Partizanin që rikthehet dhe rezultati pas 30 minutash ishte 53:51. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku 2:21 minuta nga fundi, Partizani po fitonte 59:67, por nga ky moment Tirana me një seri të jashtëzakonshme dhe vendimtare përmbys rezultatin për të fituar 69:67.

Më e dalluara te Tirana ishte Enisa Qosja me 31 pikë, tri kërcime e tri asistime, ndërsa te Partizani, Antoinette Alyssa me 23 pikë.

Tirana ka dy fitore e pesë humbje, ndërsa rivali lokal, Partizani katër fitore e tri humbje.