Ndeshjet e zhvilluara në mesjavë të Ligës Unike për femrat dhuruan ndeshje mjaft interesante.
Flamurtari u rikthye te fitoret, duke mundur Penzën në udhëtim, kurse më e mira ishte amerikania Sophija Jacobsson me 27 pikë, 12 kërcime, tetë asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 40, apo dukshëm më të lartë në këtë xhiro, duke u shpallur edhe MVP. Ajo u ndihmua nga Samra Omerbasiq me 27 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime. Përkundër se humbi Penza, Saranda Daci zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me me 30 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime.
Khadija Brown sërish u dallua te Bashkimi në fitoren ndaj Prishtinës në kryeqytetin e Kosovës. Brown kishte 24 pikë e dhjetë kërcime.
Në një super ndeshje të zhvilluar mes Tiranës dhe Partizanit, vashat bardheblu triumfuan 69:67, ndërsa më e mira ishte Enisa Qosja me 31 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Top 5
Sophija Jacobsson (Flamurtari) 27 pikë, 12 kërcime, 8 asistime
Samra Omerbasiq (Flamurtari) 27 pikë, 7 kërcime, 2 asistime
Khadija Brown (Bashkimi) 24 pikë, 10 kërcime
Enisa Qosja (Tirana) 31 pikë, 3 kërcime, 3 asistime
Saranda Daci (Penza) 30 pikë, 13 kërcime, 4 asistime