30/01/2023

3 sfida interesante në Ligën Unike

Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së tetë në Ligën Unike të Femrave, ku priten përballje interesante me skuadrat që duan të jenë pjesë e Top 4 dhe të garojnë për titullin e kampionit.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, një derbi kosovar në Ligën Unike. Vashat prizrenase kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa ato pejane numërojnë dy fitore e pesë humbje, ku momentalisht janë në vendin e fundit në tabelë.

Flamurtari do të përballet me skuadrën tjetër shqiptare, Tiranën. Vashat vlonjate janë lidere me gjashtë fitore e një humbje, ndërsa tiranaset kanë dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet skuadrave kryeqytetase, Partizanit të Tiranës dhe Prishtinës. Partizani numëron katër fitore e tri humbje, ndërsa skuadra prishtinasit ka tri fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë interesante në Tiranë.

Liga Unike e Femrave - Java 8

E martë

17:00 Bashkimi - Penza

E mërkurë

19:00 Flamurtari - Tirana

17:00 Partizani - Prishtina