Në mesjavë u zhvillua xhiroja e tetë në Ligën Unike të femrave.
Basketbollistja më e dalluar ishte Liliane Ndongbwo e Flamurtarit me dyshifror të dyfishtë prej 20 pikësh e 20 kërcime, ndërsa ndaj Tiranës kishte edhe tri asistime. Kjo është hera e parë për të që shpallet MVP e javës në Ligën Unike. Ndërkohë, ajo u ndihmua nga MVP e mëhershme, Sophia Jacobson me 21 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.
Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Penzës, ku më e mira edhe kësaj radhe ishte Khadija Brown me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.
Prishtina mundi Partizanin në udhëtim, ku u dalluan Besjana Martinaj me 20 pikë, një kërcim, tri asistime, si dhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Liliane Ndongbwo (Flamurtari) 20 pikë, 20 kërcime, 3 asistime
Sophia Jacobson (Flamurtari) 21 pikë, 9 kërcime, 5 asistime
Khadija Brown (Bashkimi) 24 pikë, 6 kërcime, 3 asistime
Besjana Martinaj (Prishtina) 20 pikë, 1 kërcim, 3 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 13 kërcime, 1 asistim