02/03/2023

Shkëlqen Aulona, shpallet MVP

Në javën e nëntë të Ligës Unike të femrave u zhvilluan disa përballje mjaft interesante, duke përmendur ndeshjen Tirana-Penza që shkoi në dy vazhdime.

Bashkimi të mërkurën mbrëma në Tiranë mundi Partizanin, ku shkëlqeu Aulona Muhadri. Basketbollistja prizrenase kishte 25 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime. Qendra e Kosovës kishte indeksin 38, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP. Ajo u ndihmua nga Dasia Evans me 21 pikë, 13 kërcime dhe një asistim. 

Prishtina mundi liderin Flamurtarin, duke siguruar një vend në Final 4. Te skuadra prishtinase më të mirat ishin Adrienne Godbold me 25 pikë, tetë kërcime dhe 4 asistime, si dhe Sarah Mgbeike (Prishtina) 28 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Tirana pas dy vazhdimeve mundi Penzën, ku më e mira ishte basketbollistja bardheble Klea Verri me 20 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime.

Top 5

Aulona Muhadri (Bashkimi) 25 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

Adrienne Godbold (Prishtina) 25 pikë, 8 kërcime, 4 asistime

Sarah Mgbeike (Prishtina) 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime

Klea Verri (Tirana) 20 pikë, 10 kërcime, 8 asistime

Dasia Evans (Bashkimi) 21 pikë, 13 kërcime, 1 asistim