10/03/2023

Mgbeike, MVP e javës 10

Ka përfunduar faza e rregullt e garave në Ligën Unike të Femrave.

Prishtina mundi Penzën në udhëtim për të siguruar vendin e tretë, ndërsa në fitoren e prishtinaseve më e mira ishte Sarah Mgbeike me 23 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime. Mgbeike shpallet MVP e kësaj jave, ndërsa në fitoren e prishtinaseve kontribuoi Kaela Hilaire me 15 pikë e 15 asistime, por edhe tri kërcime.

Bashkimi siguroi vendin e parë pas fitores ndaj Tiranës, ku u dalluan Arbnore Përquku me 16 pikë, shtatë kërcime dhe 12 asistime, si dhe Khadija Haywood me 19 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

Partizani mundi Flamurtarin, ku më e mira ishte Ornela Lalaj me 20 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Top 5

Sarah Mgbeike (Prishtina) 23 pikë, 9 kërcime, 6 asistime

Kaela Hilaire (Prishtina) 15 pikë, 3 kërcime, 15 asistime

Arbnore Përquku (Bashkimi) 16 pikë, 7 kërcime, 12 asistime

Khadija Haywood (Bashkimi) 19 pikë, 9 kërcime, 3 asistime

Ornela Lalaj (Partizani) 20 pikë, 4 kërcime, 3 asistime