13/03/2023

Final 4 në Vlorë, gati për spektakël

Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha për spektaklin e basketbollit të femrave. Katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun e çmuar më 15 e 16 mars.

Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të organizohet në qytetin e Vlorës nga Flamurtari. Nga Shqipëria do të garojë edhe Partizani, kurse nga Kosova janë Bashkimi dhe Prishtina.

Klubi vlonjat është kampion i Shqipërisë dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Prishtina është kampione e parë e kësaj gare, kurse Bashkimi së fundi fitoi Kupën e Kosovës. Kjo bën që të pritet një super garë në Vlorë.

Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti.

Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet të enjten.

Orari

15 Mars 2023

E mërkurë

16:00 Flamurtari - Prishtina

19:00 Bashkimi - Partizani

16 Mars

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Ndeshja Finale