29/01/2024

Përballjet interesante në Ligën Unike Femrat

Të martën dhe të mërkurën (mesjavë) zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike Femrat.

Të martën zhvillohen duelet ndërmjet skuadrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Prishtina-Penza është një përballje interesante, me të dy skuadrat me traditë në basketbollin e femrave e që kanë fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës. Prishtinaset e nisën me fitore ndaj Partizanit (63:65), kurse pejanet me humbje (nga Tirana 86:67).

Të martën ndeshen Flamurtari i Vlorës me Tiranën. Vlonjtet duan fitoren e parë, kurse kryeqytetaset të dytën radhazi.

Ndërkohë, të mërkurën Partizani si kampion do të ndeshet me Bashkimin e Prizrenit, në një sfidë që pritet të jetë e barabartë dhe e luftuar deri në fund.

Liga Unike Femrat-Java 2

E martë

17:00 Prishtina-Penza

17:00 Flamurtari-Tirana

E mërkurë

17:30 Partizani-Bashkimi