Bashkimi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Ligën Unike Femrat, duke mundur Partizanin në udhëtim me rezultat 63:87 (12:15, 19:25, 14:21, 18:21).
Prizrenaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 2:10, por vendaset u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 12:15. Tiranaset arritën të kalojnë në epërsi 20:18, e më pas u zhvillua lojë e barabartë, por në fund të pjesës së parë, kampionet e Kosovës u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 31:40.
Mysafiret vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë, ku ishin më të mira, për të triumfuar në fund 63:87.
Sophia Jacobsson ishte më e mira te vendaset me 15 pikë, kurse Adrienne Godbolo me 24 pikë, 15 kërcime e pesë asistime dhe Sarah Mgbeike me 29 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime u dalluan te mysafiret.
Për Partizanin ishte humbja e dytë në dy ndeshje, kurse fitorja e dytë për Bashkimin në dy ndeshje.