05/02/2024

Sfida interesante në javën e tretë te Liga Unike Femrat

Në mesjavë (të martën dhe të mërkurën) zhvillohet xhiroja e tretë në Ligën Unike Femrat.

Të martën do të kemi një sfidë shumë interesante ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, dy skuadra që e kanë nisur Ligën Unike Femrat me dy fitore në dy ndeshje. Si prizrenaset, po ashtu edhe prishtinaset synojnë fitoren për të mbetur të pamposhtura, derisa kanë ambicie të mëdha në këtë edicion. Bashkimi-Prishtina do të takohen edhe në finalen e Kupës së Kosovës, andaj kjo sfidë do të shërbejë si paralajmërim, para kësaj ngjarje shumë të rëndësishme.

Po ashtu të martën do të kemi një ndeshje interesante, ku përballen Tirana-Partizani, derbi i kryeqytetit shqiptar. Tirana ka një fitore e një humbje në këtë edicion, derisa vashat e Partizanit kanë dy humbje në dy ndeshje dhe synojnë fitoren e parë në këtë edicion.  

Java e tretë mbyllet me ndeshjen ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit. Skuadra pejane është në kërkim të fitores së parë, derisa vashat vlonjate kanë një fitore e një humbje.

Liga Unike Femrat-Java 3

E martë

17:00 Bashkimi-Prishtina

17:00 Tirana-Partizani

E mërkurë

17:00 Penza-Flamurtari