Në një sfidë dramatike në Prizren, Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës 54:51 (15:17, 9:5, 20:11, 10:18), në javën e tretë të Liga Unike Femrat.
Prizrenaset mbeten të pamposhtura me tri fitore në tri ndeshje, kurse për prishtinaset ishte humbja e parë pas dy fitoreve.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 10:2, por prishtinaset u rikthyen shpejt, duke përmbysur shifrat dhe fituan çerekun e parë 15:17. Periudha e dytë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, gjithsej 14 nga të dyja skuadrat, që shkuan në pushim me shifrat 24:22.
Kampionet e Kosovës ishin më të mira në periudhën e tretë, ku u shkëputën në fund, dhe shifrat pas 30 minutash ishin 44:43. Por, kryeqytetaset nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat, por në çastet e fundit, dy pikët nga Aulona Muhadri dhe një nga Arbnore Përquku ishin vendimtare për triumfin e Bashkimit 54:51.
Më e mira te Bashkimi ishte Sarah Mgbeike me 23 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Prishtina më e mira ishte Jade Williams me 12 pikë e 14 kërcime.