Xhiroja e tretë në Liga Unike Femrat dhuroi ndeshje interesante.
Flamurtari regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Penzën, ku më e mira ishte Karon Williams me 34 pikë, tri kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin 37 apo më të lartin e kësaj jave. Willams shpallet MVP për herë të parë në këtë edicion. Ajo u ndihmua nga Asia Henderson, e cila kontribuoi me 28 pikë e 17 kërcime dhe një asistim.
Tirana fitoi derbin kryeqytetas ndaj Partizanit, ku u dalluan dyshja vendore Aida Palko dhe Enisa Qosja.
Palko e mbylli ndeshjen me 25 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, duke e pasur indeksin 36, kurse Qosja kishte 25 pikë, një kërcim e pesë asistime.
Në derbin kosovar në Liga Unike Femrat, triumfoi Bashkimi që mundi Prishtinën, ku më e mira te prizrenaset ishte Sarah Mgbeike me 23 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
Top 5
Karon Williams (Flamurtari) 34 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 37 indeksi
Aida Palko (Tirana) 25 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi
Asia Henderson (Flamurtari) 28 pikë, 17 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi
Enisa Qosja (Tirana) 25 pikë, 1 kërcim, 5 asistime, 24 indeksi
Sarah Mgbeike (Bashkimi) 23 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi