12/02/2024

Përballje interesante në Liga Unike Femrat

Të martën zhvillohet java e katërt në Liga Unike Femrat, ku do të zhvillohen disa sfida shumë interesante.

Prishtina-Flamurtari është një ndeshje që pritet të jetë e baraspeshuar, duke marrë parasysh që të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje. Si prishtinaset, ashtu edhe vlonjatet kërkojnë fitoren e tretë në këtë edicion.

Ndërkohë, sfida Partizani-Penza do të dhurojë fitoren e parë për njërën nga këto dy skuadra. Partizani dhe Penza janë skuadrat e vetme pa fitore në këtë edicion të Liga Unike Femrat dhe kërkojnë fitoren e parë.

Takimi kryesor shihet ndërmjet Bashkimit dhe Tiranës. Prizrenaset janë të vetmet me tri fitore në tri ndeshje, kurse kryeqytetaset kanë dy fitore e një humbje, andaj pritet një përballje mjaft interesante të martën mbrëma në Prizren.

Liga Unike Femrat-Java 4

E martë

17:00 Prishtina-Flamurtari

17:30 Partizani-Penza

19:00 Bashkimi-Tirana