Në mesjavë (martë-mërkurë) zhvillohet java e pestë në Liga Unike Femrat.
Sfida e parë do të jetë ndërmjet skuadrave kryeqytetase Tirana dhe Prishtina. Skuadra nga Tirana ka dy fitore e dy humbje, derisa ajo prishtinase ka tri fitore e një fitore.
Dueli i dytë i kësaj xhiro është mes skuadrave kosovare, Penzës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet në Prizren. Skuadra nga Peja ka një fitore e tri humbje, kurse kampionet e Kosovës, që së fundi fituan edhe Kupën, kanë katër fitore në katër ndeshje, njëherësh skuadra e vetme me 100 % fitore.
Përballja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit. Skuadra nga Vlora ka dy fitore e dy humbje, derisa ajo nga Tirana, ka katër humbje në po aq ndeshje dhe kërkon fitoren e parë për këtë edicion.
Liga Unike Femrat-Java 5
E martë
17:00 Tirana-Prishtina
17:00 Penza-Bashkimi
E mërkurë
17:00 Flamurtari-Partizani