21/02/2024

Partizani me fitoren e parë

Partizani ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Liga Unike Femrat. Kampioni mundi Flamurtarin e Vlorës me rezultat 51:55 (13:17, 12:14, 13:11, 13:13).

Periudha e parë ishte e barabartë, por tiranaset për një nuancë ishin më të mira dhe e fituan këtë pjesë 13:17. Mysafiret thelluan epërsinë në 12 pikë, 14:26, por vlonjatet rikthehen dhe pjesa e parë përfundon 25:31.

Lojë interesante dhe e barabartë u zhvillua në pjesën e dytë, por Partizani ishte më i vëmendshëm dhe ruajti epërsinë për të shënuar fitoren e parë 51:55.

Selena Camaj ishte më e mira te vendaset me 22 pikë e nëntë kërcime, kurse Emma Fee te mysafiret me 13 pikë e 17 kërcime.

Flamurtari ka dy fitore e tri humbje, kurse Partizani një fitore e katër humbje.