18/03/2024

Duele interesante në Liga Unike Femrat

Të martën (nesër) zhvillohet xhiroja e nëntë në Liga Unike Femrat, apo e parafundit për garat e rregullta.

Bashkimi, që ka tetë fitore në tetë ndeshje, do të përballet me Tiranën që ka katër fitore e katër humbje, duke u renditur në vendin e tretë dhe do të jetë një sfidë interesante para “Play-off”-it.

Prishtina, që renditet e dyta do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës, ku skuadra vlonjate ka grumbulluar dy fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.

Sfidë interesante zhvillohet në Pejë, mes Penzës dhe Partizanit. Skuadra pejane është në vendin e katërt me tri fitore e pesë humbje, ndërsa ajo tiranase në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje dhe do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin e kampionit.

Liga Unike Femrat-Java 9

E martë

17:00 Flamurtari-Prishtina

17:00 Penza-Partizani

17:00 Tirana-Bashkimi