Prishtina ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit të Vlorës me rezultat 52:63 (9:6, 19:23, 12:13, 12:21), në javën e nëntë të Liga Unike Femrat.
Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare, ku prishtinaset ishin më të mira, duke e fituar këtë pjesë 12:21 dhe duke fituar tërë takimin 52:63.
Karon Williams ishte më e mira te vendaset me 15 pikë e katër kërcime, kurse te mysafiret, Jaccqueline Castro kishte 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Jade Williams kishte 14 pikë e 14 kërcime.
Flamurtari ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Prishtina shtatë fitore e dy humbje.