21/03/2024

Godbold e Bashkimit, MVP e javës së nëntë

Bashkimi ka regjistruar fitoren e nëntë në nëntë ndeshje të Liga Unike Femrat. Prizrenaset kanë shënuar fitore ndaj Tiranës.

Adrienne Godbold e mbylli ndeshjen me 35 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 44, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP.

Statistika të afërta kishte edhe qendra e Kosovës, Aulona Muhadri, duke e mbyllur takimin me 28 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Prishtina po ashtu shënoi fitore si mysafir, ndaj Flamurtarit të Vlorës. Më e mira te prishtinaset ishte Jaccqueline Castro me 14 pikë e dhjetë kërcime.

Penza shënoi fitore ndaj Partizanit, duke siguruar një vend në “Play-off”. Te skuadra pejane u dalluan Saranda Daci dhe Peevy Elise.

Daci kishte 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, kurse Elise 20 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Adrienne Godbold (Bashkimi) 35 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 44 indeksi

Aulona Muhadri (Bashkimi) 28 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 41 indeksi

Jaccqueline Castro (Prishtina) 14 pikë, 10 kërcime, / asistime, 23 indeksi

Saranda Daci (Penza) 20 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 21 indeksi

Peevy Elise (Penza) 20 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi