01/04/2024

Dhjetë minutat e fundit vendimtare, Bashkimi në finale

Bashkimi është skuadra e parë e Liga Unike Femrat. Skuadra prizrenase në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Tiranës me rezultat 73:54 (13:16, 18:14, 16:16, 26:8).

Tirana e nisi ndeshjen më mirë, me seri prej 2:7, por më pas u zhvillua lojë e baraspeshuar, duke përfunduar 13:16, derisa në periudhën e dytë, ishte e kundërta, ku vashat prizrenase ishin për një nuancë më të mira, ku pjesa e parë përfundoi 31:30.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë (16:16), duke bërë që sfida të vendoset në dhjetë minutat e fundit, e ku në këtë pjesë prizrenasit ishin më të mira dhe më të vëmendshme, duke triumfuar 73:54.

Te Bashkimi u dalluan Adrienne Godbold me 27 pikë e 28 kërcime, si dhe Jeta Zeka me 20 pikë e katër kërcime, kurse te Tirana, Aida Palko kishte 13 pikë.

Bashkimi në finale e pret fituesin e ndeshjes Prishtina-Penza, që zhvillohet nga ora 20:00, derisa Tirana për vendin e tretë do të luajë me humbësin e kësaj ndeshje.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të martën (17:00), kurse finalja zhvillohet të martën nga ora (20:00).

Takimet po transmetohen në Art Motion e Kujtesa për Kosovë dhe RTSH për Shqipëri.