01/04/2024

Prishtina në finale

Prishtina është skuadra e dytë finaliste e Liga Unike Femrat. Prishtinaset në gjysmëfinale kanë shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 74:57 (19:9, 14:12, 21:20, 20:16).

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 14:4, duke e fituar çerekun e parë 19:9, derisa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë (14:12), për të shkuar në pushim me shifrat 33:21.

Në periodën e tretë pejanet zvogëluan epërsinë në 39:35, por prishtinaset u shkëputën sërish, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:41. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Prishtina fitoi 74:57 për tu kualifikuar në finale.

Te Prishtina u dalluan Jade Williams me 20 pikë e tetë kërcime, Jaccqueline Luna Castro me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Asianae Johnson me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Penza u dalluan Wingate Davion Gayle me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Saranda Daci me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtina do të luajë ndaj Bashkimit të martën nga ora 20:00, kurse sfida për vendin e tretë do të zhvillohet mes Tiranës dhe Penzës nga ora 17:00.