04/04/2024

INFORMATORI NR 3 LIGA UNIKE FINAL EIGHT

Prishtinë, 04.04.2024


                                              INFORMATORI NR 3


Në bazë të Raporteve të Vëzhguesit të Ligës Unike Final Eight ndeshja finale Komesari
i Garave i Ligës Unike regjistron ndeshjen:


Golden Eagle Ylli vs Trepça 66:67 ( 19:11,15:22,18:13,14:21)
Gjyqtari kryesor:Artan Gashi
Gjyqtari 1: Gilbert Hoxha
Gjyqtari 2:Edison Gjoni
Vëzhguesi: Pjerin Bushati
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korekte dhe sportive.
Skuadra B korekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESVE: Të mira. Numri i tyre ishte 1.500.


Njoftim:
KB Trepça është fitues I Liga Unike Lajthiza për edicionin 2024.
Medaljet e arta dhe të argjendta ekipeve finaliste i ndanë Elvira Dushku, Sekretare e
Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Franko Bushati, Sekretar i
Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Klevis Kaso nga Bashkia e
Vlorës.


Lojtari Darnell Edge (KB Trepça) u shpall MVP i Ligës Unike, çmim që e ndau Hajri
Elezaj, sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.


Kupën e Liga Unike Lajthiza kapitenit te Trepçës, Valdrin Haxhiu ia kanë ndarë Arben
Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Hajri Elezaj si sponsor
gjeneral nga Uji Lajthiza.

 

Ndeshja për vendin e III-IV në mes KB Peja dhe KB Sigal Prishtina nuk është zhvilluar
sipas orarit të paraparë nuk është zhvilluar me kërkesë nga KB Sigal Prishtina ku si
arsye paraqiten 6 ndeshje të zhvilluara si dhe 6 ndeshje të tjera për tu zhvilluar në 12
ditët e ardhshme duke shkaktuar lodhje të madhe, lëndime të lojtarëve.


Faton Kurshumlija
Komesar i Garave