21/11/2024

Bashkimi fiton në derbin ndaj Flamurtarit

 

 Bashkimi ka fituar ndaj Flamurtarit me rezultat 82:73 (29:21, 16:16, 14:19, 23:17), në javën e parë të Ligës Unike Femrat.

Sfida në Prizren ishte mjaft interesante. Çereku i parë u nisi më mirë nga skuadra e Bashkimit, e cila e mbylli edhe me epërsi, ndërsa në çerekun e dytë, skuadrat ishin të barabarta, derisa pjesa e parë u mbyll 45:37.

Pjesa e dytë u zhvillua po ashtu me intensitet të lartë, ku secila skuadër luftoi për çdo pikë. Rivaliteti mes dy ekipeve u bë akoma më i theksuar, duke ofruar spektakël dhe emocione të vazhdueshme për publikun. Por, në fund, ishin vajzat e Bashkimit ato që treguan më shumë qetësi dhe mençuri në momentet vendimtare, duke e mbyllur ndeshjen me një fitore të merituar 82:73.

 Te Bashkimi, më e mira ishte Catterson Thompson, me 36 pikë, tri kërcime dhe dy asistime, ndërsa Arbnore Përquku shënoi 22 pikë, pesë kërcime dhe 11 asistime. Te Flamurtari, më e mira ishte Desiree Ramos, me 23 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.