21/11/2024

Partizani fiton ndaj Junior 06

 

Partizani ka mundur Junior 06 Moni Bau me rezultat 86:65 (16:12, 28:14, 17:16, 25:23), në javën e parë të Ligës Unike për Femra.

Sfida në Tiranë ishte me intensitet të lartë dhe emocionuese. Çereku i parë u mbyll me një epersi të ngushtë, ndërsa në çerekun e dytë, Partizani tregoi forcën e tij dhe e mbylli me një epërsi të theksuar  44:26.

Pjesa e dytë vazhdoi me intensitet të lartë, ku secila skuadër luftoi për të fituar. Vajzat nga Prizreni dhanë gjithçka, por nuk arritën ta ndalnin ritmin e Partizanit, i cili e mbylli ndeshjen me një fitore të merituar, 86:65.

 Te Partizani, më e mira ishte Ornela Lalaj me 18 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime. Jenna Dick kontribuoi me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime. Ndërsa te Junior 06, Tanyia Gordon shkëlqeu me 23 pikë, 19 kërcime dhe dy asistime.