21/11/2024

Peja 03 mposht Tiranën

 

Peja 03 ka mposhtur Tiranën me rezultat 84:57 (18:17, 25:12, 18:15, 23:13), në javën e parë të Ligës Unike Femrat.

Sfida në "Karagaçi" ishte me plot energji . Çereku i parë ishte i barabartë, por në të dytin, Peja shkëlqeu, duke dhuruar një pjesë të jashtëzakonshme dhe e mbylli me një epërsi të madhe, 43:29 

Pjesa e dytë vazhdoi me një luftë të fortë, ku secila skuadër luftoi për çdo pikë. Edhe pse Tiranës iu desh një përpjekje e madhe për të afruar rezultatin, Peja u mbrojt shkëlqyeshëm dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 84:57.

 Te Peja 03, Brailyn Jarell Joseph ishte më e mira, me 24 pikë, 14 kërcime dhe një asistim. Veronika Liubinets kontribuoi me 18 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime. Ndërsa te Tirana, Emisa Oosja ishte liderja me 24 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.