Në mesjavë zhvillohet xhiroja e dytë në Liga Unike Femrat.
Të martën do të përballen dy skuadrat nga Shqipëria, Flamurtari dhe Tirana, apo nënkampioni dhe kampioni i Shqipërisë. Të dy skuadrat e nisën me humbje këtë edicion dhe synojnë fitoren e parë.
Të mërkurën zhvillohet sfida tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Partizanit. Prizrenaset dhe vashat nga Tirana e nisën me fitore edicionin e ri dhe janë në kërkim të fitores së dytë radhazi.
Ndeshja Junior 06 Moni Bau-Peja 03 do të regjistrohet me rezultati i arritur në Superliga Femrat e Kosovës.
Liga Unike Femrat – Java 2
E martë
18:00 Flamurtari-Tirana
E mërkurë
17:00 Bashkimi-Partizani