26/11/2024

Flamurtari fiton përballë Tiranës

Flamurtari ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Tiranën 66:58 (18:14, 15:10, 14:16, 19:18), në javën e dytë të Liga Unike Femrat.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që në fund e fituan 18:14, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 15:10, për të shkuar në pushim me rezultat 33:24.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, sidoqoftë, vashat vlonjate e ruajtën epërsinë dhe fituan 66:58.

Desiree Ramos ishte më e mira te vendaset me 22 pikë e nëntë kërcime, duke u ndihmuar nga Tea Memushi me 11 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafiret më të mirat ishin Alexxus Davis me 15 pikë e shtatë kërcime, Enisa Qosja me 15 pikë dhe Liliane Ikete me 11 pikë e 12 kërcime.

Kjo ishte fitorja e parë për Flamurtarin në këtë edicion, derisa humbja e dytë për Tiranën.