02/12/2024

Përballjet e treta në Ligën Unike Femrat

Të martën zhvillohet xhiroja e tretë në Liga Unike Femrat.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje dhe synojnë fitoren e dytë në këtë edicion të kësaj gare.

Në takimin e dytë të kësaj jave Tirana do të ndeshet me Junior 06 Moni Bau. Kryeqytetaset kanë dy humbje në këtë edicion, derisa prizrenaset një humbje dhe të dy skuadrat synojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Sfida Peja 03-Bashkimi regjistrohet me rezultat 61:48 nga Superliga Femrat.

Liga Unike Femrat-Java 3

E martë

17:30 Partizani-Flamurtari

19:00 Tirana-Junior 06 Moni Bau