03/12/2024

Liga Unike nis me duelet mes skuadrave shqiptare

Liga Unike te meshkujt do të nisë këtë mesjavë. Duelet e para do të jenë nga xhiro e dytë.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë që rikthehet në Ligën Unike, derisa të enjten do të zhvillohet përballja tjetër ndërmjet Beslidhjes dhe Teutës.

Bashkimi-Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina nuk do të zhvillohen për shkak se, do të llogariten rezultatet e arritura në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, në rrethin e dytë dhe të tretë.

Në këtë edicion, do të jenë dy grupe, A dhe B. Në Grupin A marrin pjesë, Besëlidhja, Teuta, Bashkimi dhe Vëllaznimi, kurse në atë B, Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Tirana dhe Vllaznia.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistem vajtje ardhje dhe dy klubet të renditura në pozitën 1 dhe 2, të secilit grup do të kualifikohen në Final Four Liga Unike 2025, që do të zhvillohet në Kosovë.

Java 2

E mërkurë

18:00 Tirana - Vllaznia

E enjte

18:00 Besëlidhja - Teuta