Partizani shënoi fitore ndaj Flamurtarit me shifrat 70:54 (19:14, 15:10, 18:18, 18:12), në xhiron e tretë të Liga Unike Femrat.
Ishte skuadra e Partizanit që e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:14, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fituan 15:10, për të shkuar në pushim me rezultat 34:24.
Periudha e tretë ishte më e barabartë, duke përfunduar 18:18, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendaset ishin më të mira, 18:12, për të triumfuar në fund 70:54.
Sarah Mgbeike ishte më e mira te vendaset me 13 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafiret më të mirat ishin Desiree Ramos me 22 pikë e 11 kërcime dhe Jose-Ann Marie Johnson me 12 pikë e 11 kërcime.
Partizani ka dy fitore dhe një humbje, ndërsa Flamurtari ka një fitore e dy humbje.