Tirana pas dy humbjeve, ka shënuar fitoren e parë në Liga Unike Femrat. Kryeqytetaset kanë fituar ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 81:74 (21:24, 21:23, 15:12, 24:15), në javën e tretë.
Ndeshja ka qenë interesante deri në fund, ku vendaset në momentet vendimtare ishin më të mira dhe arritën fitoren e parë.
Në çerekun e parë, mysafiret për një nuancë ishin më të mira 21:24, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 21:23, për të shkuar në pushim me rezultat 42:47.
Tiranaset për një nuancë ishin më të mira në periodën e tretë, 15:12, derisa sfida u vendos në dhjetë minutat, ku Tirana ishte më e mirë, 24:15, dhe fitoi 81:74.
Te tiranaset më e mira ishte A'lexxus Davis me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te prizrenaset Tanyia Gordon me 26 pikë e shtatë kërcime.
Tirana ka një fitore e dy humbje, ndërsa Junior 06 Moni Bau dy humbje.