04/12/2024

Tirana e nis me fitore Ligën Unike

Është zhvilluar ndeshja e parë e këtij të Ligës Unike te meshkujt.

Tirana ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 88:81 (22:16, 24:16, 21:20, 21:29), në xhiron e dytë të Ligës Unike.

Tiranasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë 22:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 24:16, për të shkuar në pushim me shifrat 46:32.

Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, 21:20, derisa në dhjetë minutat e fundit, përkundër se, shkodranët treguan lojë më të mirë, Tirana ruajti epërsinë dhe fitoi 88:81.

Te Tirana, Endrit Hysenagolli ishte më i miri me 23 pikë e 13 kërcime, duke u ndihmuar nga Giseld Ndreca me 24 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Vllaznia u dallua Redi Rakaj me 24 pikë e shtatë kërcime.