05/12/2024

Besëlidhja tregon fuqinë përballë Teutës

Besëlidhja shënoi fitore ndaj Teutës në përballjen e tyre të parë në Ligën Unike. Besëlidhja triumfoi 89:67 (27:21, 27:19, 19:11, 16:16), në javën e dytë të kësaj gare.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë dhe dallimin e bëri në pjesën e parë, që ishte vendimtare.

Besëlidhja fitoi çerekun e parë 27:21, derisa atë të dytë 27:19, për të shkuar në pushim me rezultat 54:40.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, që përfundoi 19:11, derisa dhjetë minutat e fundit ishin formal, duke përfunduar me fitoren e Besëlidhjes 89:67.

Katër basketbollistë të Besëlidhjes shënuan nga 12 pikë: Marvin Prodani, Marcellus Garrick, Joshua Phillip Angle dhe Vinsent Grazhdani, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte T Morton me 19 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.