Të martën zhvillohen tri ndeshjet e javës së katërt në Liga Unike Femrat.
Në këtë xhiro do të ndeshen skuadrat nga Shqipëria me ato të Kosovës.
Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Partizanit dhe Peja 03. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje, andaj pritet një përballje e baraspeshuar në Tiranë.
Flamurtari do të ndeshet me Junior 06 Moni Bau në Vlorë. Skuadra vlonjate ka një fitore e dy humbje, derisa ajo prizrenase një fitore e tri humbje.
Përballje interesante pritet ndërmjet Bashkimit dhe Tiranës. Kampionet e Kosovës kanë tri fitore e një humbje, ndërsa ajo e Kosovës, dy fitore dhe një humbje.
Liga Unike Femrat-Java 4
E martë
15:00 Partizani - Peja 03
17:00 Flamurtari - Junior 06 Moni Bau
17:00 Bashkimi - Tirana