21/01/2025

Tirana fiton derbin kryeqytetas

Në ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Liga Unike Femrat, Tirana ka fituar derbin kryeqytetas ndaj Partizanit me rezultat 76:64 (20:13, 11:14, 19:20, 26:17).

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në 11 pikë, 17:6, derisa kjo pjesë përfundoi 20:13. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, 11:14, për të shkuar në pushim me shifrat 31:27.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, 19:20, por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, Tirana ishte më e mirë (26:17) për të triumfuar në 76:64.

Te vendaset u dalluan Emani Clough me 19 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Alexxus Davis me 19 pikë e 19 kërcime, ndërsa te mysafiret u dalluan Enisa Semanjaku me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Sarah Mgbeike me 12 pikë e 15 kërcime.

Tirana ka dy fitore e tri humbje, kurse Partizani tri fitore e dy humbje.