Sot dhe nesër zhvillohen dy ndeshje në Ligën Unike te meshkujt, përkatësisht java e pestë.
Në Grupin B, do të ndeshen Vllaznia me Tiranën, përballje që zhvillohet sonte në Shkodër.
Në dy takimet e para, Tirana ka një fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia dy humbje.
Ndërkohë, në Grupin A, Teuta dhe Besëlidhja do të sfidohen në një takim interesant. Teuta ka dy humbje në dy takimet e para, kurse Besëlidhja ka dy fitore.
Liga Unike - Java 5
Grupi B
E mërkurë
18:00 Vllaznia - Tirana
Grupi A
E enjte
18:00 Teuta - Besëlidhja