Vllaznia e Shkodrës arriti fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 107:68 (25:17, 23:17, 31:19, 28:17), në javën e pestë të Ligës Unike.
Skuadra vendase ishte më e mirë në këtë përballje, duke arritur fitore të merituar. Shkodranët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 25:17, derisa me lojë të ngjashme vazhduan edhe në periudhën e dytë, 23:17, për të shkuar në pushim me rezultat 48:34.
Edhe në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë, për të fituar periodën e tretë 31:19, dhe atë të fundit 28:17, për të fituar në fund 107:68.
Te vendasit u dalluan Maurice Talbert Walton me 17 pikë e 12 kërcime, Elian Memcaj me 17 pikë dhe Michael Kevin Wright me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Veton Gjecaj me 16 pikë, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Endrit Hysenagolli me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Frenki Lilaj me 12 pikë e nëntë kërcime.
Kjo ishte fitorja e parë për Vllazninë pas dy humbjeve, derisa Tirana ka një fitore e dy humbje.