Besëlidhja ka mundur Teutën e Durrësit në një përballje dramatike, me rezultat 84:85 (30:26, 19:22, 15:13, 22:22), në xhiron e pestë të Grupin A të Ligës Unike.
Sfida në Durrës ka qenë pothuajse e barabartë gjatë gjithë takimit. Në çerekun e parë për një nuancë ishin më të mirë durrësakët, 30:26, derisa e kundërta ishte në periudhën e dytë, që përfundoi 19:22, për të shkuar në pushim me rezultat 49:48.
Loja e baraspeshuar vazhdoi edhe në periodën e tretë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 62:63. Edhe dhjetë minutat e fundit dhuruan dramë deri në çastet e fundit. Vendasit kishin epërsi të lehtë, por më pas u rikthyen mysafirët për të bërë sfidën dramatike. Pikën e fundit dhe të fitores e shënoi Philbert Weekes nga gjuajtja e lirë, për 84:85, 28 sekonda nga fundi.
Te vendasit më të mirët ishin Bryan Powell me 27 pikë e dhjetë kërcime dhe Tiras Morton me 20 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, derisa te mysafirët më të mirët ishin Julian Hamati me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Philbert Weekes me 17 pikë e 17 kërcime.
Kjo ishte humbja e tretë për Teutën dhe fitorja e tretë për Besëlidhjen.